
Qeveria e re u miratua me 62 vota për dhe tetë kundër; PDK, LDK dhe AAK nuk morën pjesë në votim.
Albin Kurti është zgjedhur për herë të katërt kryeministër i Kosovës, pasi Kuvendi miratoi të dielën qeverinë e re me 62 vota për, tetë kundër dhe asnjë abstenim.
PDK, LDK dhe AAK nuk morën pjesë në seancën për formimin e qeverisë. Vetëvendosje kishte fituar 53 vende në zgjedhjet e 7 qershorit, me 47.13 për qind të votave.
Qeveria e re ka 20 ministra. Glauk Konjufca merr Ministrinë e Jashtme, Donika Gërvalla atë të Drejtësisë, Hekuran Murati mbetet në Financë, Ejup Maqedonci në Mbrojtje dhe Xhelal Sveçla në Ministrinë e Brendshme.
Para votimit, Kurti tha se mandati i ri do të përqendrohet te siguria, ekonomia, arsimi, shëndetësia dhe infrastruktura.
Pas formimit të qeverisë, Kuvendi ka 60 ditë për të zgjedhur presidentin e ri. LVV dhe LDK janë pajtuar për kandidaturën e Bekim Sejdiut, por gjashtë deputetë të LDK-së kanë dalë kundër tij.