Kryeministri Edi Rama reagoi pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
“Marre”, shkroi Rama në Facebook.
Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burg. Gjykata e shpalli fajtor për krime lufte, përfshirë vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm.
Jakup Krasniqi u dënua me 25 vjet burg, Kadri Veseli me 18 vjet dhe Rexhep Selimi me 13 vjet.
Të katërt i kishin mohuar akuzat gjatë procesit. Vendimi i shpallur më 16 shtator është i shkallës së parë dhe mund të apelohet. Procesi ndaj tyre nisi në prill 2023, pasi ishin dërguar në paraburgim në Hagë në nëntor 2020.