Shqipëria do të angazhojë 17 ushtarakë dhe një helikopter të Forcave të Armatosura në misionin e NATO-s, KFOR, në Kosovë. Vendimi u miratua të mërkurën nga Këshilli i Ministrave.
Kontingjenti do t’i bashkohet forcave të NATO-s që shërbejnë në Kosovë. Vendimi përfshin si personelin ushtarak, ashtu edhe mjetin ajror shqiptar.
Qeveria nuk bëri publik në njoftimin e saj afatin e dislokimit ose detyrat konkrete që do të kryejë helikopteri shqiptar.
Angazhimi i ri vjen ndërsa Shqipëria vazhdon pjesëmarrjen në misionet e NATO-s në rajon dhe jashtë tij.