23.09.2026
Analiza & Komente

Vlora Hysenin, shefen e SHISH pezullohet nga detyre dhe arrestohet!!!

Nga Zenel Çeliku

Nje ditë mjë parë Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
(SPAK) vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Vlora Hysenin, Drejtoreshë e
Përgjithshme e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) të Shqipërisë. Hyseni dyshohet
se ka ndihmuar një person të dyshuar për veprimtari kriminale dhe ka nxjerrë
informacione sekrete, duke shkelur detyrat e saj zyrtare. Dje SPAK ka marrë në pyetje
edhe ish-drejtorin e Policisë, Ilir Proda. SPAK shtoi se një shef sektori i Policisë
Shkencore dhe një biznesmen janë arrestuar në lidhje me të njëjtën çështje.
Hetimi ndaj Hysenajt përqendrohet tek dyshimet se Ajo ka patur kontakte me
biznesmenin Ergys Agasi, i cili u arrestua në gusht dhe dyshohet se drejtonte një grup
të strukturuar kriminal të përfshirë në manipulimin e tenderëve publikë në Agjencinë
Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), e cila menaxhon shërbimet publike
dixhitale dhe infrastrukturën e TI-së në vend.
Ajo ndodhej në Baku të Azerbajxhanit kur SPAK vendosi masën e arrestit për Vlora
Hysenin, por mbreme ne oret e mbasitës ajo {Hyseni} u vetëdorëzua në pikëkalimin
kufitar në Vërmicëku është pritur dhe shoqëruar nga policija për në banesën e saj në
Tiranë, bazuar në arrest shtëpie nga SPAK.
Hyseni ka drejtuar SHISH-in, institucionin më të rëndësishëm që merret me sigurinë
kombëtare, që nga viti 2023, dhe përfshirja e saj e dyshuar në skandalin e korrupsionit
të AKSHI-t shënon ndoshta krizën më serioze të sigurisë kombëtare në historinë e
vendit.
Hyseni u emërua në krye të SHISH-it pasi shërbeu për rreth dy vjet si këshilltare për
sigurinë kombëtare e Kryeministrit Edi Rama. Më herët, ajo ka qenë
zëvendësdrejtoreshë e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës (AKI), por u shkarkua
nga ai post në qershor të vitit 2021 nga Shteti I Kosovës.
Emërimi i saj në krye të SHISH-it në vitin 2023 ishte i diskutueshëm për shkak të
shtetësisë së saj kosovare dhe arsyes së paqartë të shkarkimit nga institucioni kryesor i
sigurisë në Kosovë. Kryeministri Rama i cili momentalisht ndodhet në Amerikë për të
marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, sapo u njoftua
për këtë ngjarje të bujshme, menjëherë njoftoi në platformën X shkarkimin e
menjëhershëm të Hysenit. Rama e cilësoi betejat ligjore të Hysenit si çështje individuale
para prokurorisë dhe gjykatës. Secili është i pafajshëm derisa të jepet një vendim
përfundimtar gjykate, por askush nuk është mbi ligjin. Ndërkohë Rama theksoi se
veprimet gjyqësore nuk duhet të shfrytëzohen nga kundërshtarët si armë për akuza

politike. Mazhoranca qeverisëse nuk hyn në thelbin e asnjë çështjeje të drejtësisë dhe
nuk vepron si avokate e askujt.
Kryeministri kritikoi gjithashtu kundërshtarët politikë dhe mbulimin mediatik vendas,
duke shprehur keqardhje që veprimet ligjore ndaj figurave publike shpesh shfrytëzohen
si motiv për të masakruar karakterin njerëzor në arenën politike dhe mediatike, duke
nxitur gjykime publike të nxituara para se të arrihet në përfundime gjyqësore.
Rama deklaroi se pas kthimit në Tiranë, do të konsultohet me presidentin e vendit për të
zgjedhur një drejtor të ri për agjencinë e inteligjencës. Pa dyshim kjo ngjarje e rëndë
rëndon imazhin e Shqipërisë mbasi kjo ngjarje ka ndodhur vetëm tre here në botë.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.