Rama ka mbrojtur dhe po mbron planet për më shumë se 4 miliardë euro investime në
turizëm në Zvërnec dhe Sazan, ndërkohë protestat antiqeveritare në Tiranë kanë kaluar
100 ditë.
Protestat filluan fuqishëm kundër investimeve në ishullin e Sazanit dhe
Zvërnecit dhe shkuan deri tek kërkesat për dorëheqjen e Kryeministrit Rama. Sipas
Ramës, projektet e planifikuara nga Jared Kushner dhe partnerët e tij do të sjellin më
shumë se 4 miliardë euro investime dhe nuk ishin dhe nuk janë arësy objektive që një
kryeministër mund ta refuzonte rast të shkëlqyer investimesh.
Ai { Rama } tha se, edhe pse në këto zona do të investohet, Sazani dhe Zvërneci mbetet pronë shtetërore.
Kryeministri deklaron se nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje përfundimtare për ta
shndërruar ish-zonën e tij ushtarake në një vendpushim luksoz. Rama tha se protestat
ishin një sfidë për qeverinë e tij dhe argumentoi se presioni publik mbi mjedisin dhe
zhvillimin mund ta detyronte shtetin të reagonte më mirë.
Demonstratat po vazhdojnë çdo natë në qendër të Tiranës, me protestuesit që
marshojnë përpara zyrës së kryeministrit dhe bëjnë thirrje që qeveria të japë
dorëheqjen.