Tre vjet pas sulmit në Banjskë, Milan Radoiçiç dhe shumica e të akuzuarve nga drejtësia e Kosovës mbeten të lirë në Serbi.
Sulmi ndodhi më 24 shtator 2023 dhe la të vrarë policin e Kosovës Afrim Bunjaku.
Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, ka marrë publikisht përgjegjësinë për organizimin e grupit të armatosur, por nuk është dorëzuar te autoritetet e Kosovës.
Në prill, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi Blagoje Spasojeviçin dhe Vladimir Toliçin me burgim të përjetshëm dhe Dushan Maksimoviçin me 30 vjet burg.
Gjykata e përshkroi grupin si të organizuar, të armatosur dhe me role të përcaktuara paraprakisht në aksion.
Pjesa më e madhe e të akuzuarve nuk ndodhen në Kosovë dhe ndaj tyre procedurat mbeten të hapura.