Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet sot për herë të parë që nga nisja e legjislaturës së 11-të.
Mbledhja nis në orën 11:00 dhe është thirrur nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Në rend dite është propozimi për formimin e komisioneve parlamentare dhe shqyrtimi i raportit të shpenzimeve të Kuvendit për vitin 2025.
Kryesia pritet të përcaktojë edhe seancën e parë plenare të legjislaturës pas seancës ku u votua kabineti qeveritar.
Kuvendi u shpall i konstituuar më 13 shtator, megjithëse posti i njërit prej nënkryetarëve që i takon PDK-së mbeti i paplotësuar.
Gjykata Kushtetuese vendosi këtë javë se institucionet mund të vazhdojnë funksionimin, ndërsa kërkoi që çështja e nënkryetarit të mbetur të përfundojë sa më shpejt.