Kryeministri Edi Rama i kërkoi të hënën Bashkimit Europian të mos e lërë Shqipërinë jashtë procesit të zgjerimit.
Duke folur në Konferencën Ndërparlamentare në Tiranë, Rama tha se shqiptarët vazhdojnë ta mbështesin fort anëtarësimin dhe se kjo është një nga çështjet e pakta ku forcat politike bien dakord.
“Shpresojmë të mos na lini në baltë”, tha Rama, duke argumentuar se një dështim i zgjerimit do të kishte pasoja për të gjithë Europën.
Konferenca ka mbledhur në Tiranë përfaqësues të Kuvendit, Parlamentit Europian dhe parlamenteve të vendeve europiane për të diskutuar zgjerimin dhe negociatat e Shqipërisë me BE-në.