Gjykata e Posaçme shtyu të hënën sërish gjyqin ndaj Sali Berishës dhe të pandehurve të tjerë në dosjen “Partizani”.
Seanca e radhës u caktua për më 12 tetor.
Shkak ishte mungesa e avokatëve mbrojtës, të cilët po zbatojnë bojkotin e shpallur nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë ndaj seancave në GJKKO.
Berisha po gjykohet në këtë çështje së bashku me Jamarbër Malltezin dhe të pandehur të tjerë. Akuzat mbeten për t’u vendosur nga gjykata.