28.09.2026
Politike

Vuçiç ia dorëzon presidencën Ana Brnabiçit

Brnabi? merr përkohësisht drejtimin e Serbisë pas dorëheqjes së Vuçiçit, ndërsa zgjedhjet për presidentin e ri duhet të zhvillohen brenda tre muajve.

Aleksandar Vuçiç ia dorëzoi të hënën zyrtarisht detyrën presidenciale kryetares së parlamentit Ana Brnabi?.

Brnabi? do të jetë presidente në detyrë deri në zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Vuçiç dha dorëheqjen të dielën dhe tha se dëshiron të marrë pjesë në fushatën për zgjedhjet parlamentare pa përdorur postin presidencial. Ai është kandidat i SNS-së për kryeministër.

Sipas ligjit serb, Brnabi? mund ta ushtrojë detyrën për jo më shumë se tre muaj dhe zgjedhjet presidenciale duhet të mbahen brenda këtij afati.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.