05.10.2026
Politike

Harta me 46 bashki shkon sot në Komisionin e Ligjeve

Projektligji i mazhorancës redukton numrin e bashkive nga 61 në 46; votimi përfundimtar në Kuvend pritet më 8 tetor.

Projektligji për hartën e re territoriale kalon të hënën në fazën përfundimtare të shqyrtimit në Komisionin e Ligjeve.

Propozimi i Partisë Socialiste parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46. Pesëmbëdhjetë bashki do të bashkohen me njësi më të mëdha.

Komisioni është parashikuar të mblidhet në orën 11:00 për shqyrtimin në parim, nen për nen dhe në tërësi.

Banorë të Poliçanit, të cilët kundërshtojnë bashkimin e bashkisë së tyre me Beratin, kanë paralajmëruar protestë para Kryesisë së Kuvendit.

Një tjetër tubim kundër qeverisë është njoftuar pranë Parlamentit gjatë seancës plenare të pasdites.

Projektligji pritet të shkojë për votim përfundimtar në Kuvend më 8 tetor. Për miratimin e tij kërkohen 84 vota.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.