Shqipëria fitoi 2–1 ndaj San Marinos në “Air Albania”, me Kristjan Asllanin autor të të dy golave.
Asllani zhbllokoi ndeshjen në minutën e 11-të me një goditje nga distanca.
San Marino barazoi në minutën e 65-të dhe e mbajti ndeshjen të hapur deri në fund.
Në minutën e 90-të, VAR konfirmoi një prekje të topit me dorë në zonë dhe Shqipëria fitoi një penallti.
Asllani e ekzekutoi saktë dhe i dha kuqezinjve tri pikë.
Me këtë fitore, Shqipëria rikthehet në krye të Grupit C1 me nëntë pikë.