07.10.2026
Rajoni

Justina Shiroka-Pula zgjidhet presidente e Kosovës me 81 vota

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e Kosovës pasi siguroi 81 vota në Kuvend.

Kuvendi i Kosovës zgjodhi Justina Shiroka-Pulën presidente të vendit në votimin e zhvilluar mbrëmjen e së martës.

Ajo mori 81 vota, një më shumë se shumica prej dy të tretash e nevojshme për zgjedhjen e presidentit.

Votimi u bë i mundur pas një marrëveshjeje mes Vetëvendosjes së Albin Kurtit dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Para votimit për presidente, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara, një kërkesë e vendosur nga PDK-ja.

Shiroka-Pula është ekonomiste dhe profesore universitare. Ajo ka mbajtur më parë postin e ministres së Energjisë dhe Minierave dhe ka drejtuar Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Pas betimit, ajo deklaroi se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve.

Zgjedhja e presidentes i dha fund një ngërçi politik që rrezikonte ta çonte Kosovën sërish në zgjedhje.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.