07.10.2026
Politike

Shqipëria synon mbylljen e një tjetër kapitulli me BE-në

Shqipëria po kërkon mbylljen e përkohshme të Kapitullit 20 në negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian po shqyrtojnë pozicionin e Shqipërisë për Kapitullin 20, i cili lidhet me ndërmarrjet dhe politikën industriale.

Ky kapitull është pjesë e grupkapitullit për konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse.

Ai përfshin klimën e biznesit, konkurrueshmërinë industriale dhe mbështetjen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Një konferencë e re ndërqeveritare Shqipëri–BE pritet të mbahet më 13 tetor në Bruksel.

Nëse vendet anëtare japin miratimin, Kapitulli 20 mund të mbyllet përkohësisht.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.