07.10.2026
Rajoni

BE-ja shpreh shqetësim për ndryshimet në ligjin e Dhomave të Specializuara të Kosovës

Pas miratimit të ndryshimeve me 88 vota, Bashkimi Evropian kërkoi respektimin e detyrimeve ndërkombëtare dhe ruajtjen e pavarësisë së gjyqësorit.

Salla e Kuvendit të Kosovës. Foto arkiv

Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të dytë ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara, me 88 vota pro.

Një zëdhënës i Bashkimit Evropian tha se BE-ja është thellësisht e shqetësuar për vendimin. Brukseli i bëri thirrje Kosovës të respektojë detyrimet e saj ndërkombëtare.

BE-ja theksoi se duhet të garantohet pavarësia e gjyqësorit dhe që procedurat të mundësojnë llogaridhënie e drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre.

Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, shqyrtojnë çështje që lidhen me krimet e luftës dhe periudhën pas konfliktit.

Burimi: Radio Evropa e Lirë dhe RTSH.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.