BEOGRAD, 16 tetor 2026 – Aleksandar Vuçiç ka ndërhyrë personalisht për të mundësuar ndërtimin e një kompleksi të lidhur me familjen Trump në qendër të Beogradit, sipas një investigimi të gazetës britanike The Guardian.
Projekti prej rreth 500 milionë dollarësh ishte planifikuar në truallin e ish-Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë jugosllave, ndërtesë e bombarduar nga NATO-ja në vitin 1999 dhe e mbrojtur si monument kulture.
Sipas dokumenteve dhe dëshmive të siguruara nga gazeta, Vuçiç thirri në Presidencë drejtues të institucioneve të trashëgimisë kulturore në shkurt 2024 dhe kërkoi heqjen e statusit të mbrojtur të ndërtesës.
Zyrtarët që kundërshtuan ndërhyrjen dhanë më pas dorëheqjen.
Një marrëveshje mes qeverisë serbe dhe kompanisë së Jared Kushnerit parashikonte dhënien falas në përdorim të truallit për 99 vjet.
Hetimet çuan në ngritjen e akuzave për shpërdorim detyre ndaj disa zyrtarëve të lartë, përfshirë ministrin e Kulturës, Nikola Selakoviç.
Vuçiç nuk është marrë i pandehur dhe ka mohuar shkeljet. Edhe përfaqësuesit e Kushnerit kanë hedhur poshtë pretendimet se projekti lidhej me ndonjë marrëveshje politike.
Kompania e Kushnerit njoftoi në dhjetor 2025 se nuk do ta vazhdonte projektin për momentin.
Zbulimet e reja vijnë dhjetë ditë përpara zgjedhjeve parlamentare në Serbi.