TIRANË, 26 tetor — Protestuesit dogjën të dielën karriget që kryeministri Edi Rama kishte vendosur para zyrës së tij si ftesë për dialog.
Tubimi nisi te Ministria e Arsimit dhe vijoi me marshim drejt Kryeministrisë. Protestuesit thyen karriget, u vunë flakën dhe kërkuan sërish dorëheqjen e Ramës.
Po atë ditë, kryeministri paraqiti masa të reja kundër dhunës në protesta. Ai tha se nuk do të largohet nga detyra nën presionin e dhunës, por pranoi se disa nga kërkesat e studentëve janë të drejta.
Protestat kanë hyrë në javën e tretë. Gjatë tyre janë dëmtuar institucione, banka dhe biznese, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion.