VIENË, 16 nëntor 2026 – Gjermania, Austria, Greqia, Danimarka dhe Holanda pritet të shpallin sot një plan për ngritjen e një qendre në Ruandë, ku mund të dërgohen azilkërkuesit që kanë marrë përgjigje negative.
Sipas Reuters, nisma synon të përshpejtojë kthimin e emigrantëve që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Bashkimin Evropian.
Plani pritet të prezantohet në Vjenë, ndërsa një projekt pilot parashikohet të nisë në vitin 2027.