TIRANË, 25 nëntor 2026 — Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka hartuar një projektligj që parashikon rritjen e kufijve të mbulimit financiar nga sigurimi i detyrueshëm i automjeteve.
Sipas projektligjit, kufiri për dëmet ndaj një personi të përfshirë në aksident do të rritet nga 32 në 45 milionë lekë. Për dëmet materiale, kufiri do të rritet nga 15 në 20 milionë lekë për aksident.
Ndryshimet synojnë përafrimin e legjislacionit shqiptar me rregullat e Bashkimit Evropian, raportoi revista Monitor.