PRISHTINË, 26 nëntor 2026 — Kuvendi i Kosovës rrëzoi të enjten projekt-rezolutën për furnizimin me energji elektrike dhe çmimet e saj.
Rezoluta mori 27 vota pro dhe 51 kundër.
Në të njëjtën seancë, deputetët zgjodhën dy anëtarë të rinj të bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komunitetet joshumicë.