Rreth 240 mijë mjete në Shqipëri nuk kanë paguar taksat dhe detyrimet vjetore, duke akumuluar një borxh total prej 17 miliardë lekësh, sipas DPSHTRR.

Në fund të vitit 2024, numri i mjeteve të regjistruara në Shqipëri arriti në 960 mijë, por 240 mijë prej tyre rezultojnë me detyrime të papaguara prej vitesh.
Borxhi i akumuluar nga këto mjete kap vlerën e 17 miliardë lekëve. DPSHTRR ka dërguar listën e debitorëve në Drejtorinë e Tatimeve për mbledhjen me forcë të detyrimeve.
Shumë prej mjeteve mendohet se nuk janë më në qarkullim, por nuk janë çregjistruar dhe nuk mund të tjetërsohen për shkak të sekuestros konservative.
Një marrëveshje me një bankë synon të lehtësojë pagesat online. Faljet e mëparshme të detyrimeve nuk sollën rezultatin e pritshëm.