19.09.2026
Sociale

Tirana thyen rekord me taksën e ndikimit në infrastrukturë

Bashkia e Tiranës ka arkëtuar 14.3 miliardë lekë nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për vitin 2024, duke shënuar një rritje prej 226% krahasuar me planin fillestar dhe duke regjistruar nivelin më të lartë historik të të ardhurave nga kjo taksë.

Arkëtimet nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për vitin 2024 kapën vlerën rekord prej 14.3 miliardë lekësh, apo rreth 147 milionë euro, sipas të dhënave nga Bashkia e Tiranës.

Kjo përfaqëson një rritje prej 226% ndaj planit fillestar prej 6.3 miliardë lekësh. Taksa zbatohet në nivelin 8% mbi çmimet e referencës për metër katror, të cilat u rritën në gusht 2023 deri në 76%.

Vlera totale e lejeve të dhëna për ndërtim llogaritet në 179 miliardë lekë, ndërsa sipërfaqja e dhënë për ndërtim arriti në 1.9 milionë m², më e larta që nga viti 2005. Shoqata e Ndërtuesve kundërshtoi rritjen e çmimeve të referencës në Gjykatën Kushtetuese, por kërkesa u rrëzua.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.