
Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka kërkuar konsultime mes përfaqësuesve të partive para rifillimit të seancës së 38-të, në dritën e aktgjykimit të publikuar dje nga Gjykata Kushtetuese.
Aktgjykimi i detyron të gjithë deputetët e zgjedhur që, brenda 30 ditëve, të konstituojnë Kuvendin e ri të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, përfshirë zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të rinj.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, reagoi duke theksuar se obligimi për konstituim u përket të gjithë deputetëve, jo vetëm subjektit të parë. Ai ka thirrur takim me liderët e partive parlamentare të shtunën në orën 16:00.
Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se refuzimi për formimin e Komisionit për votim të fshehtë ishte në kundërshtim me Kushtetutën.