19.09.2026
Sport

FSHF rrit mbështetjen financiare për klubet

Federata Shqiptare e Futbollit do të shpërndajë 3 milionë euro për klubet e “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë gjatë vitit 2026, njoftoi presidenti Armand Duka në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme.

Duka tha se kjo mbështetje do të vijë nga rritja me 30% e të ardhurave nga komercializimi dhe do të shërbejë për përmirësimin e funksionimit dhe standardeve të klubeve.

Fondet do të shpërndahen mes dy asambleve dhe synojnë rritjen e cilësisë së garës, menaxhimit të klubeve dhe kushteve për lojtarët dhe stafet teknike.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.