
Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në samitin e nivelit të lartë të NATO-s që po zhvillohet për herë të parë në Hagë, me fokus në sigurinë kolektive, mbështetjen për Ukrainën dhe rritjen e industrisë së mbrojtjes.
Rama u takua me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku diskutoi për investimin strategjik në Portin e Ri të Durrësit, ku NATO pritet të ndërtojë një terminal ushtarak, si dhe për përgatitjet për Samitin e NATO-s në Tiranë në vitin 2027.
Në delegacionin shqiptar janë përfshirë edhe ministri i Jashtëm Igli Hasani, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Arben Kingji.