19.09.2026
Politike

Zogaj: Opozita s’e justifikon dot humbjen me manipulime

Analisti Preç Zogaj kritikoi të hënën performancën e opozitës në zgjedhjet e 11 majit, duke thënë se humbja me mbi 250 mijë vota ndaj PS-së nuk shpjegohet vetëm me manipulime zgjedhore.

Në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Zogaj tha se në vitin 2021 opozita ishte vetëm 37 mijë vota pas PS-së, ndërsa tani diferenca është pesëfish më e madhe.

Zogaj theksoi rëndësinë e barazisë në zgjedhje dhe ndalimin e blerjes së votës, të cilën e cilësoi si një praktikë tashmë të ligjëruar. Ai gjithashtu përmendi ndikimin e manipulimeve ndërzgjedhore përmes kontrollit të zgjedhësve nëpërmjet patronazhistëve.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.