
Kryeministri Edi Rama njoftoi se Shqipëria do të presë për herë të parë Samitin e NATO-s në vitin 2027. Vendimi u mor unanimisht gjatë punimeve të samitit të nivelit të lartë të NATO-s të mbajtur sot në Hagë, me pjesëmarrjen e liderëve të vendeve anëtare.
“Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027,” shkroi Rama në rrjetet sociale, duke ndarë pamje nga takimi dhe ceremonia e mikpritjes zyrtare nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe kryeministri i Holandës, Dick Schoof.
Në deklaratën përfundimtare të samitit u theksua angazhimi i aleatëve për mbrojtje kolektive sipas Nenit 5 të Traktatit të Uashingtonit, si dhe angazhimi për investime të shtuara në mbrojtje dhe bashkëpunim industrial transatlantik.
Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Turqi në vitin 2026, për t’u pasuar nga ai në Tiranë një vit më vonë.