
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se SHBA ka nënshkruar një marrëveshje tregtare me Kinën dhe po punon për një marrëveshje të madhe me Indinë.
Gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë, Trump theksoi se administrata e tij po punon “me orar të zgjatur” për të përmbyllur marrëveshje të rëndësishme ekonomike.
“Sapo nënshkruam me Kinën. Me Indinë jemi shumë afër,” deklaroi ai, duke shtuar se për vendet që nuk bashkëpunojnë, SHBA do të aplikojë tarifa deri në 45%.
Trump tha gjithashtu se kompania “Texas Instruments” do të investojë 60 miliardë dollarë në SHBA falë politikave të reja tregtare.