
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se po zhvillon bisedime me Donald Trump dhe Vladimir Putin për të sjellë një takim këtë javë në Stamboll, si pjesë e përpjekjeve për t’i dhënë zgjidhje konfliktit Rusi–Ukrainë.
Ai kujtoi se javën e kaluar në Stamboll u zhvillua raundi i tretë i bisedimeve mes Moskës dhe Kievit, ku palët shkëmbyen propozime për vazhdimin e procesit të paqes.
Erdogan foli edhe për Panairin e 17-të Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes (IDEF) 2025 në Stamboll, duke theksuar rritjen e jashtëzakonshme të industrisë turke të mbrojtjes – nga një potencial prej 20 miliardë dollarësh, në 80 miliardë dollarë aktualisht.