18.09.2026
Sociale

SPITALI MEMORIAL NË FIER BËN MREKULLI – NDËRHYRJE E PARË NEUROKIRURGJIKALE

Në Spitalin Memorial të Fierit, të ndërtuar me mbështetjen e Turqisë, është kryer për herë të parë një ndërhyrje e avancuar neurokirurgjikale që i ktheu shpresën për jetë një pacienti 75-vjeçar pas një goditjeje të rëndë në tru.

Kryeministri Edi Rama shprehu mirënjohjen e tij për ekipin mjekësor të kryesuar nga Dr. Egemen Nursoy, Dr. Klaudio Disha, Dr. Hasan Bayindir, Dr. Holta Kraja, Dr. Xhesika Hoxha dhe infermierja Fjorida Ago.

Spitali Memorial në Fier ka marrë kartën e autonomisë financiare dhe është i pari spital publik në Shqipëri me autonomi menaxheriale të përbashkët turko-shqiptare për disa vite.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.