
Gjirokastër, 15 korrik 2025 – Gjirokastra shënon 20-vjetorin e përfshirjes në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, si një nga qytetet më autentike të trashëgimisë osmane në Ballkan. Në këtë përvjetor, qyteti mbetet një nga destinacionet më të vizituara kulturore në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga qyteti, duke e përshkruar Gjirokastrën si “pasuri e shpirtit dhe botës”.
Kalaja e Gjirokastrës, simboli i qytetit, është vizituar nga 100 mijë persona deri në fund të qershorit 2025, duke shënuar një sezon të suksesshëm turistik.
Qyteti i gurtë, i vendosur në shpatet e Malit të Gjerë, u shpall pjesë e UNESCO-s në vitin 2005, si shembull i rrallë i arkitekturës urbane osmane të mbijetuar në rajon.