19.09.2026
Sociale

Policia me dronë dhe radarë të rinj: Mbi 3 mijë gjoba në një javë

Tiranë, 15 korrik 2025 – Policia e Shtetit njoftoi se gjatë javës së fundit janë vendosur mbi 3 mijë masa administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, në kuadër të kontrolleve të shtuara në akset nacionale nga Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore.

Përdorimi i dronëve dhe radarëve ‘Poliscan’ ka mundësuar monitorimin në kohë reale të sjelljeve të rrezikshme si tejkalimi i shpejtësisë, parakalimet e gabuara, përdorimi i celularit, mungesa e rripit të sigurimit dhe drejtimi nën efektin e alkoolit.

Statistikat për javën:

  • 765 raste për parakalime të gabuara
  • 423 raste për tejkalim shpejtësie
  • 876 raste për mungesë rripi sigurimi
  • 1121 raste për përdorim të celularit
  • 128 raste për drejtim nën efektin e alkoolit

Policia paralajmëron vijimin e kontrolleve me mjetet më të avancuara teknologjike, për të parandaluar aksidentet dhe për të rritur sigurinë në rrugë.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.