
E përditshmja britanike “Mirror” ka publikuar një artikull ku vlerëson Shqipërinë si një nga destinacionet më të bukura dhe më të përballueshme në Evropë. Ekspertja e udhëtimeve Jordynn, e njohur në TikTok për aventurat e saj, e cilëson vendin tonë si një parajsë për turistët që kërkojnë plazhe të kristalta, male mahnitëse dhe qytete historike me kulturë e trashëgimi të pasur.
“Shqipëria nuk është Filipinet, Zvicra apo Italia. Ky vend ka gjithçka – nga Shkodra dhe Valbona te Tirana, Berati, Gjirokastra, Saranda dhe Himara, me çmime të përballueshme”, shprehet ajo. Jordynn rekomandon Tiranën për historinë dhe jetën e natës, Sarandën për plazhet dhe Gjirokastrën për statusin UNESCO.