19.09.2026
Politike

Qeveria prezanton projektligjin për kontrollin e eksporteve strategjike

Qeveria shqiptare ka paraqitur një projektligj të ri për kontrollin e eksporteve të armëve dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë, me qëllim modernizimin e kuadrit ligjor dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian.

Drafti, i harmonizuar me Rregulloren (BE) 2021/821, shihet si hap vendimtar për mbylljen e Kapitullit 30 në negociatat për anëtarësim.

Projektligji përfshin klauzolën “catch-all” për mallrat jo të listuara, kontrolle të rrepta për pajisjet e mbikëqyrjes kibernetike dhe kritere të BE-së për vlerësimin e riskut.

Ai lehtëson procedurat, duke zgjatur vlefshmërinë e licencave nga një në dy vjet. Zbatimi i ligjit do të kryhet nga AKSHE, Ministria e Jashtme, Policia e Shtetit dhe Doganat, pa kosto shtesë për buxhetin.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.