
Tiranë, 15 korrik 2025 – Policia e Shtetit njoftoi se gjatë javës së fundit janë vendosur mbi 3 mijë masa administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, në kuadër të kontrolleve të shtuara në akset nacionale nga Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore.
Përdorimi i dronëve dhe radarëve ‘Poliscan’ ka mundësuar monitorimin në kohë reale të sjelljeve të rrezikshme si tejkalimi i shpejtësisë, parakalimet e gabuara, përdorimi i celularit, mungesa e rripit të sigurimit dhe drejtimi nën efektin e alkoolit.
Statistikat për javën:
- 765 raste për parakalime të gabuara
- 423 raste për tejkalim shpejtësie
- 876 raste për mungesë rripi sigurimi
- 1121 raste për përdorim të celularit
- 128 raste për drejtim nën efektin e alkoolit
Policia paralajmëron vijimin e kontrolleve me mjetet më të avancuara teknologjike, për të parandaluar aksidentet dhe për të rritur sigurinë në rrugë.