
Pse ka rëndësi:
Kryeministri Edi Rama kërkon ristrukturim të thellë në bashkinë e Tiranës për të rritur ritmin e punëve, në një kohë kur kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në burg.
Çfarë po ndodh:
- Rama tha se 83 mandatet e fituara janë “bekim dhe mallkim” dhe kërkojnë një lidership ekzekutiv më efikas.
- Ai sinjalizoi ndryshime në ekipin drejtues, me përzgjedhjen e 5 nënkryetarëve të rinj (nga 4 aktualisht).
- Një grup i kryesuar nga Ogerta Manastirliu, Blendi Gonxhe dhe Petrit Malaj do të bëjë përzgjedhjen.
- Nënkryetarja aktuale, Anuela Ristani, pritet të angazhohet në projekte të dixhitalizimit.
Çfarë vjen më pas:
- Rama la të hapur mundësinë e zgjedhjeve të reja për bashkinë e Tiranës.
- Ai paralajmëroi se qeveria nuk mund të zëvendësojë pushtetin vendor dhe kërkon lidership të ri për kryeqytetin.