18.09.2026
Politike

Rama nis reformën e re të territorit: “Lista e zezë” dhe dënime për ndërtuesit abuzues

Pse ka rëndësi:
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një reformë të gjerë territoriale, që përfshin masa drastike për lirimin e hapësirave publike, penalizimin e ndërtuesve abuzues dhe konfiskimin e objekteve të braktisura.


Çfarë po ndodh:

  • Rilindja Urbane 2.0: Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe qytete të tjera.
  • Inventari i problemeve: Vetëm në Tiranë janë identifikuar 1,463 raste problematike me hapësirat publike.
  • Dy faza të reformës:
    • Faza 1: Akte normative urgjente për territorin, ujin e pijshëm dhe menaxhimin e mbetjeve.
    • Faza 2: Rishikim i plotë i ligjeve për ndërtimin dhe menaxhimin urban.

“Lista e zezë” për ndërtuesit:

  • Ndërtuesit që shkelin lejet, mashtron blerësit ose bëjnë shitje të dyfishta do të penalizohen dhe nuk do të marrin më leje ndërtimi.
  • Rama paralajmëron masa “drastike” për kompanitë që nuk zgjidhin shpejt problemet.

Dënime për hapësirat publike:

  • Bllokimi i rrugëve apo hapësirave mes pallateve do të konsiderohet vepër penale.
  • Ligji për bashkëpronësinë do të ndryshohet për të zgjidhur konfliktet e pronësisë rreth ndërtimeve.

Konfiskimi i ndërtimeve:

  • Objektet e braktisura që nga vitet ’90 dhe ato me shkelje të lejeve mbi 2% do të kalojnë në pronësi të shtetit.
  • Rama: “Sekuestrim i menjëhershëm i çdo ndërtimi që ka kaluar kufirin e tolerancës.”

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.