
Çfarë ndodhi:
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Berat një takim me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit dhe start-up-eve, për të diskutuar sfidat e Shqipërisë drejt 2030 dhe rrugën drejt BE-së.
Theksi i Ramës:
- Sektori privat nuk po ecën me të njëjtin ritëm si sektori publik në mbrojtjen nga sulmet kibernetike.
- Shqipëria tashmë ka ndërtuar “iCloud-in” e saj për shërbimet digjitale, por ka ende boshllëqe të mëdha në privat.
Çfarë tha Rama:
“Duhet të ndërtojmë mekanizma sensibilizimi për sektorin privat dhe të ofrojmë mbështetje, duke shfrytëzuar talentet dhe cilësinë e produkteve teknologjike.”
Pse ka rëndësi:
Siguria kibernetike është prioritet i rritjes digjitale të Shqipërisë dhe pjesë e standardeve të BE-së.