
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sot në një konferencë për mediat atë që e cilësoi si “farsë elektorale” në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sipas tij, qeveria ndikoi votën përmes shpërblimeve financiare.
Berisha akuzoi se “100 euro për 760 mijë pensionistë” dhe “40 euro për rreth 200 mijë persona me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre” u shpërndanë gjatë fushatës, me qëllim blerjen e votave.
Ai kritikoi mungesën e reformave reale sociale dhe paralajmëroi se PD nuk do ta njohë rezultatin. “Kemi të bëjmë me një diktaturë autokratike që përdor drogën, krimin dhe vjedhjen”, deklaroi Berisha, duke bërë thirrje për mobilizim të qytetarëve brenda dhe jashtë vendit për të mbrojtur votën.