
Kryeministri i rebelëve Huthi, Ahmed al-Rahawi, u vra në një sulm ajror izraelit në kryeqytetin Sanaa.
Sulmi goditi një takim të nivelit të lartë ku ishin mbledhur rreth 10 ministra dhe drejtues ushtarakë të grupit të mbështetur nga Irani. Mes të vrarëve raportohet se janë edhe ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Huthëve.
Al-Rahawi, që shërbente prej një viti si kryeministër nën administratën Huthi, kishte një rol kryesisht administrativ. Sulmet ndodhën gjatë një fjalimi të udhëheqësit të rebelëve, Abdul-Malik al-Houthi.
Një zyrtar sigurie tha se objektivi ishte një mbledhje e lartë e përshkruar si “takim kabineti” pranë kompleksit presidencial në Sanaa, ku u eliminuan disa nga figurat kyçe të organizatës.