
Ministria e Mbrojtjes tha se në 24 orët e fundit situata është përmirësuar: janë raportuar 28 vatra, prej të cilave 3 aktive dhe 6 në monitorim. Punohet me intensitet në Tërnovë (Bulqizë) me 30 trupa FA dhe 1 helikopter; në Xeth (Fushë-Arrëz) me 60 forca operacionale, 80 ushtarë dhe 1 helikopter; dhe në Velë (Mirditë), ku janë përfshirë rreth 6.5 ha pishë.
Vatra të tjera janë nën kontroll në Mali me Gropa–Bizë, Zhapokikë/Plashnik/Rehovë (Poliçan), Velçan (Berat), Bërzhitë–Ibë dhe zona të Tiranës (Damjan–Fortuzaj, Isufaj, Ferraj, Zall-Herr).
Në operacione morën pjesë 52 mjete zjarrfikëse dhe 740 forca operacionale, të mbështetura nga FA me 323 efektivë, 7 mjete zjarrfikëse dhe 1 helikopter; u angazhuan gjithashtu 4 helikopterë (EBA, çek, sllovak) dhe 1 avion “Canadair” nga Italia.