18.09.2026
Rajoni

SERBI: PËRPLASJE NË PROTESTA; DËMTOHET SELIA E SNS NË NOVI SAD

Përleshje mes protestuesve dhe policisë u shënuan të enjten në disa qytete të Serbisë; në Novi Sad u thyen dritaret e selisë së Partisë Progresiste Serbe (SNS). Në qendër të Beogradit policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.

Ministri i Brendshëm Ivica Daçiç tha se janë lënduar rreth 27 efektivë dhe 80 qytetarë, ndërsa 47 persona u shoqëruan. Ai paralajmëroi arrestime të tjera. Në disa pikëtakime pati shkëmbim fishekzjarresh mes protestuesve dhe simpatizantëve të SNS-së.

Protestat, të nisura në nëntor pas një tragjedie në stacionin hekurudhor të Novi Sadit me 16 viktima, janë zgjeruar në kërkesa për zgjedhje të parakohshme dhe akuza të opozitës ndaj presidentit Aleksandar Vuçiç për korrupsion dhe dhunë politike.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.