
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar me shumicë votash padinë e Partisë Demokratike, duke certifikuar përfundimisht zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Vendimi është i formës së prerë dhe nuk lejon ankim.
PD e kishte cilësuar procesin si “farsë”, duke akuzuar maxhorancën për blerje dhe vjedhje votash. Kryedemokrati Sali Berisha tha se nuk e njeh rezultatin.
Sipas shpërndarjes së mandateve, Partia Socialiste fitoi 83 deputetë, koalicioni PD-ASHM 50, PSD 3, Partia Mundësia 2, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet nga një mandat secila.