18.09.2026
Kryesore

Shqiptarët më entuziastët për BE, por mbështetja në vendet anëtare mbetet e ulët

Shqiptarët kryesojnë në rajon për mbështetjen ndaj Bashkimit Evropian, por anëtarësimi i tyre gjen pak simpati në vetë unionin, sipas sondazhit të fundit të Eurobarometrit.

92% e shqiptarëve duan hyrjen në BE, ndërsa në Kosovë shifra është e ngjashme. Në Serbi, vetëm një në tre mbështet anëtarësimin.

Por vetëm 45% e qytetarëve të BE-së duan Shqipërinë në union dhe 43% Kosovën. Ukraina dhe Mali i Zi gëzojnë më shumë mbështetje.

Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, tha se vullneti i shqiptarëve është “një sinjal inkurajues”, por rruga varet nga shtetet anëtare.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.