
Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 82 vota pro programin qeverisës dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave për periudhën 2025–2029. Votimi u zhvillua mes tensioneve, pasi opozita bllokoi foltoren dhe refuzoi të marrë pjesë në proces.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, vendosi masë vërejtjeje për deputetin demokrat Klevis Balliu, ndërsa kryeministri Edi Rama paralajmëroi se mazhoranca nuk do të tolerojë përdorimin e zhurmës dhe bllokimeve si mjet politik.
Kabineti i ri qeveritar:
- Edi Rama, Kryeministër (merr edhe drejtimin e Ministrisë Virtuale të Inteligjencës Artificiale “Diella”)
- Belinda Balluku, Zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë
- Albana Koçiu, Ministre e Brendshme
- Elisa Spiropali, Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme
- Petrit Malaj, Ministër i Financave
- Blendi Gonxhja, Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit
- Sofjan Jaupaj, Ministër i Mjedisit
- Mirela Kumbaro Furxhi, Ministre e Arsimit
- Evis Sala, Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
- Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit
- Besfort Lamallari, Ministër i Drejtësisë
- Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes
- Andis Salla, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
- Ervin Demo, Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor
- Majlinda Dhuka, Ministre Shteti dhe Kryenegociatore
- Adea Pirdeni, Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin
- Toni Gogu, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Qeveria e re do të mbështetet mbi programin “Shqipëria 2030”, të ndarë në tre shtylla kryesore: Shqipëria Evropiane, rritja ekonomike e qëndrueshme dhe mirëqenia për të gjithë.