18.09.2026
Politike

Qeveria Rama 4 bën betimin në Presidencë

Një ditë pas miratimit në Kuvend, kryeministri Edi Rama dhe 16 ministrat e kabinetit të ri u betuan sot në Presidencë në një ceremoni që nisi në orën 10:00. Pas betimit, pritet të zhvillohet mbledhja e parë e qeverisë, duke shënuar nisjen zyrtare të mandatit të katërt të Ramës.

Seanca e së enjtes në Kuvend u mbyll mes tensioneve dhe zgjati vetëm 25 minuta, pasi opozita kundërshtoi ndërhyrjen e ministres virtuale të Inteligjencës Artificiale “Diella”, gjatë fjalimit të kryeministrit. Qeveria u miratua me 82 vota pro.

Kabineti i ri qeveritar:

  • Edi Rama, Kryeministër (dhe drejtues i Ministrisë Virtuale të Inteligjencës Artificiale “Diella”)
  • Belinda Balluku, Zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë
  • Albana Koçiu, Ministre e Brendshme
  • Elisa Spiropali, Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme
  • Petrit Malaj, Ministër i Financave
  • Blendi Gonxhja, Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit
  • Sofjan Jaupaj, Ministër i Mjedisit
  • Mirela Kumbaro Furxhi, Ministre e Arsimit
  • Evis Sala, Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
  • Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit
  • Besfort Lamallari, Ministër i Drejtësisë
  • Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes
  • Andis Salla, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
  • Ervin Demo, Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor
  • Majlinda Dhuka, Ministre Shteti dhe Kryenegociatore
  • Adea Pirdeni, Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin
  • Toni Gogu, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.