
Shqiptarët kryesojnë në rajon për mbështetjen ndaj Bashkimit Evropian, por anëtarësimi i tyre gjen pak simpati në vetë unionin, sipas sondazhit të fundit të Eurobarometrit.
92% e shqiptarëve duan hyrjen në BE, ndërsa në Kosovë shifra është e ngjashme. Në Serbi, vetëm një në tre mbështet anëtarësimin.
Por vetëm 45% e qytetarëve të BE-së duan Shqipërinë në union dhe 43% Kosovën. Ukraina dhe Mali i Zi gëzojnë më shumë mbështetje.
Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, tha se vullneti i shqiptarëve është “një sinjal inkurajues”, por rruga varet nga shtetet anëtare.