
Gjykata e Posaçme ka vendosur sot dy masa sigurie për zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku: pezullimin nga detyra dhe ndalimin e daljes jashtë vendit.
Vendimi u dha nga gjyqtari Erion Çela, pas kërkesës së prokurorit Dritan Prençi, në kuadër të hetimit për “shkelje të barazisë në tendera”.
Sipas burimeve të Top Channel, akuzat lidhen me procedurat e tenderimit për tunelin e Llogorasë dhe për lotin 4 të Unazës së Madhe në Tiranë.
Hetimet vijojnë.