29.10.2026
Politike

Gjykata e Posaçme pezullon Belinda Ballukun, ndalon daljen nga Shqipëria

Gjykata e Posaçme ka vendosur sot dy masa sigurie për zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku: pezullimin nga detyra dhe ndalimin e daljes jashtë vendit.

Vendimi u dha nga gjyqtari Erion Çela, pas kërkesës së prokurorit Dritan Prençi, në kuadër të hetimit për “shkelje të barazisë në tendera”.

Sipas burimeve të Top Channel, akuzat lidhen me procedurat e tenderimit për tunelin e Llogorasë dhe për lotin 4 të Unazës së Madhe në Tiranë.

Hetimet vijojnë.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.