
Shqipëria do të luajë ndaj Polonisë në gjysmëfinalen e play-off-it të Kupës së Botës 2026, sipas shortit të hedhur sot në Zyrih. Ndeshja do të jetë teke dhe zhvillohet më 26 mars, jashtë fushe për kuqezinjtë.
Nëse kualifikohet, Shqipëria do të përballet në finale me fituesin e çiftit Ukrainë–Suedi, sërish në transfertë.
Shorti i sotëm përfshinte 16 skuadra, por vetëm katër prej tyre do të sigurojnë biletën për Botërorin që mbahet në Meksikë, Kanada dhe SHBA.
Polonia është një kundërshtar i njohur për Shqipërinë, me duele të shpeshta në eliminatoret e viteve të fundit. Përballja e fundit mes tyre ishte më 10 shtator 2023, kur Shqipëria fitoi 2-0 në “Air Albania”, me gola të Asanit dhe Dakut.